Qindra protestojnë jashtë ambasadës së Izraelit në Londër, me fishekzjarre e slogane pro-Palestinës (fotot)

by admin
Spread the love

Protestues pro-Palestinës brohorisnin mbrëmë “Izraeli është shtet terrorist ” para ambasadës në Londër, e cila rrjedhimisht u mbyll më vonë me dërrasa mbrojtëse.

Ndërkohë një miting pro-Izraelit u zhvillua para kryeministrisë britanike, duke mbajtur homazhe për viktimat e sulmit të militanteve të Hamas.

Fishekzjarre të shumta u ndezën para ambasades në zonën qendrore të Kensington ku demonstruesit brohorisnin “Palestina e lirë” dhe “Izraeli është një shtet terrorist”.

Grupi organizues i protestës ‘Palestine Solidarity Campaign’, tha në një deklaratë: “Ofensiva e nisur nga Gaza mund të kuptohet vetëm në kontekstin e pushtimit e kolonizimit të tokave të Palestinës dhe vendosjen ne to te një sistemi shtypjeje që plotëson kriteret ligjore të aparteidit”.

“Që dhuna të marrë fundit, si nga shtypësi dhe i shtypuri, duhet të marrim parasysh shkakun fillestar, aparteidin e Izraelit dhe shtypjen e palestinezëve”.

Më herët para kryeministrisë britanike në Londër qindra protestues pro-Izraelit bënin homazhe për viktimat e sulmeve në Izrael. Shumë nga pjesëmarrësit mbanin foto të viktimave të sulmit të Hamas ndërsa të tjerë mbanin flamurë të Izraelit.

Zhvillimet vijnë pas sulmeve ndaj civilëve në Izrael që kanë shkaktuar nisjen e fushatës së bombardimeve ajrore nga Tel Avivi, cka ka vrarë deri tani rreth 700 palestinezë në Gaza e Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite thotë se ka pasur një numër sulmesh me raketa nga militantët në Liban, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës, duke ndaluar rrymën elektrike, ushqimin e karburantet. Palet priten te nisin negocjatat e armëpushimit.