Mauna Loa në Hawaii, vullkani më i madh aktiv në botë shpërtheu gjatë së dielës.
“Rrjedhat e llavës janë të kontrolluara brenda zonës dhe nuk kërcënojnë komunitetet e zonës poshtë”, thuhet në njoftimin e shërbimit të aktivitetit vullkanik të Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).
Megjithatë, u paralajmërua se bazuar në ngjarjet e mëparshme, fazat e hershme të shpërthimit të këtij vullkani mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.
Zwischen den beiden Bildern liegen 75 Minuten. Webcam: https://t.co/SNLC0frHWL #MaunaLoa pic.twitter.com/E3qN8gcblF
— Lars Wienand (@LarsWienand) November 28, 2022
Në njoftim shtohej se Observatori i Vullkanit Havai (HVO) do të kryente “vëzhgimin ajror” sa më shpejt të jetë e mundur për të vlerësuar rreziqet.
Mbi 12 tërmete me magnitudë mbi 2.5 ballë goditën rajonin në dy orët e fundit, sipas USGS, ndërsa një prej tërmeteve ishte me magnitudë 4.2 ballë.
Vullkani Mauna Loa, i cili zë më shumë se gjysmën e ishullit të madh në Hawaii dhe ngrihet 4,169 metra mbi Oqeanin Paqësor, shpërtheu për herë të fundit në mars dhe prill të vitit 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 8 kilometrave të qytetit Hilo.
Top Channel
//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];
function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());
gtag('config', 'UA-7855069-1');
//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));