Qeveria ndau 17.5 milionë euro për t’ua paguar rrymën barrikaduesve, thotë Hoti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndarjen e 17.5 milionë eurove për KOSTT-in.

Ai thotë se kjo pagesë shkon për borxhin që KOSTT-i ia ka Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri.

“Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar”, tha Hoti në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ish-ministri i Financave thotë po ashtu se Qeveria po ua paguan rrymën atyre që vendosën barrikada.

“Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan. Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat. Kjo është qeverisje se jo mahi”, përfundoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Qeveria sot njoftoi se ka ndarë 17.5 milionë euro “për pagesat ndaj borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike”.

Po ashtu, qeveria bëri të ditur se edhe 20 milionë euro tjerë janë ndarë për KEK-un “për të ndihmuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe shmangien e devijimeve në sistemin energjetik”. /Klankosova.tv

You may also like