Qeveria: Jemi aleatë të punëtorëve, rritëm pagën minimale, e bëmë të dielen ditë jopune!

by admin
Spread the love




Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror, kanë thënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Qeveria në urimin e festave në faqen e saj zyrtare në Facebook thekson se është aleat i punëtorëve për çdo çështje.

“Rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë dhe ligji për ditën e diel jopune konfirmon se kujdesi dhe përkrahja ndaj punëtorëve është prioriteti ynë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /SHENJA/


You may also like