Qeveria italiane 20 mld euro për të përballuar krizën energjitike e rritjen e karburantit

by admin
Spread the love

Me gjithë ndërhyrjen e qeverisë për të reduktuar akcizat e karburantit, në Itali çmimi i benzinës dhe i naftës ka shënuar rritje gjatë orëve të fundit.

Nafta madje ka kapërcyer çmimin për litër të shitjes në krahasim me benzinën.

Qeveria Draghi ka thirrur në mesditën e sotme mbledhjen e këshillit të ministrave për të diskutuar mbi draftin e akcizave ndaj karburantit. 

Do të diskutohet mbi aprovimin e një pakete masash me vlerë 7.5 miliardë euro që do të reduktoj me 30 cent akcizat e karburantit, do të kërkoj zgjerimin e kredisë tatimore për kompanitë me intesitet energjie dhe një zgjerim të bonusit social për faturat e energjisë për familje me të ardhura vjetore deri më 14-15 mijë euro në vit,

Dispozita e re e masave pritet të përmbaj dhe një formë mbështetje për punonjësit që përdorin abonetë për shërbimin e transportit si dhe një fond ndihme për kompanitë me shkëmbime të larta me vendet e luftës (Rusi e Ukrainë, Bjellorusia).

Bashkë me draftin që do të aprovohet sot shkon në 20 miliardë euro, fondi i lëvruar nga qeveria Draghi në një periudhë kohore 4 mujore për të përballuar krizën energjitike, që u rëndua më shumë nga konflikti i luftës mes Rusisë e Ukrainës.

Dukuria më preokupuese e orëve të fundit në Itali është rritja e çmimit të naftës, më shumë se ajo e benzinës, edhe pse akcizat e saj janë më inferiore se të benzinës, pasi konsiderohet një karburant që përdoret për shërbim profesional si në mjetet e transportit publik, në automjetet e rënda, në fabrika e në gjeneratorë që prodhojnë energji.

Çmimi i akcizave për benzinën në Itali është 0,7284 euro/litri, e për naftën 0,6174 euro/litri.

Rritja e çmimit të naftës shpjegohet jo vetëm nga kriza energjitike që është në akt prej disa muajsh, por dhe nga reduktimi i disponueshmërisë së saj në Evropë, e cila varet në shumicë nga importi i naftës ruse. E një tjetër shkak është procesi i rafinimit që në Evropë është më i orientuar kryesisht në prodhimin e benzinës.

Çmimi i benzinës në Itali në mënyrën self service është aktualisht 1,781 euro për litër e i naftës 1,786 euro për litër.

E një tjetër fakt që justifikon çmimin e lartë të naftës është shitja në territorin e Mesdheut të 104,83 dollar/ fuçia, me një rritje të konsiderueshme në krahasim me javët më parë.

Rruga Press

You may also like