Qeveria e Maqedonisë akordon 6 milionë denarë për Turqinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti sot pasdite seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të ofrimit të ndihmës emergjente për Republikën e Turqisë, pas tërmetit katastrofik që goditi vendin turk me humbje të mëdha njerëzore, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në zonat e prekura në Turqi ka shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodhen në vende të sigurta dhe në mesin e të cilëve nuk ka humbje jete apo të lënduar. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Konsullata e Nderit ka përgatitur plane për akomodim, ndihmë mjekësore urgjente dhe mbështetje me ushqime dhe pije për qytetarët tanë, nëse lind nevoja.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ngarkoi Ministrinë e Financave që të përgatisë dhe t’ia dorëzojë Qeverisë vendim për miratimin e mjeteve nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në vlerë prej gjashtë milionë denarëve në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti katastrofik në Turqi;
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave, në koordinim me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kanë për detyrë që të përgatisin urgjentisht dhe t’i dorëzojnë Qeverisë vendimin përkatës për dërgimin e forcave/skuadrave për mbrojtje dhe shpëtim, të përfshihet në zonat e prekura, si dhe vendimi për dërgimin e ndihmës humanitare për mbrojtje dhe shpëtim në Republikën e Turqisë;
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të kompetencave të saj, është e obliguar që urgjentisht të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë vendim për ofrimin e ndihmës adekuate në personel, pajisje në formë mekanizimi, tenda, dyshekë, batanije, ngrohës dhe ndihmë tjetër përkatëse.







Artikulli paraprakEmiratet e Bashkuara Arabe premtojnë 13 milionë dollarë ndihmë për Sirinë




You may also like