Qeveria britanike prezanton ulje para-zgjedhore taksash për punëtorët (fotot)

by admin
Spread the love

Qeveria e trazuar konservatore në Britani njoftonte sot reduktime taksore për miliona punonjës, duke tentuar t’i joshte para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të kryhen këtë vit.

Në përditësimin e fundit të buxhetit ministri i financave Jeremy Hunt tha se qeveria po reduktonte kontributet e sigurimeve kombëtare që paguhen si nga të punësuarit dhe punëdhënësit, me dy përqind prej prillit.

Një veprim i ngjashëm u krye dhe në nëntor.

Ata shtonin se reduktimet kapin koston prej 10 miliardë, teksa gjithashtu janë ngrirë taksat e alkoolit dhe karburantit.

Nga ana tjetër zyrtarët thonin se do të mbyllin boshllëqet për ata që jetojnë në Britani por me rezidencë jashtë vendit që nuk paguanin taksa mbi të ardhurat që fitojnë brenda ose jashtë vendit.

Ndryshimi i fundit u propozua nga opozita laburiste si një mënyrë për të financuar disa nga reformat e propozuara prej tyre, nëse fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, afati fundit i të cilave është janari 2025, shkruan rrjeti AFP.

“Këto janë para që opozita këtu, kërkon t’i përdorë për rritjen e shpenzimeve,” tha ministri konservator Hunt, teksa shtonte: “Por sot qeveria jonë konservatore po bën një zgjedhje tjetër, po u i përdor të ardhurat për të reduktuar taksat e familjeve që punojnë”.