Qendër e Hapur për Transplantimin e Qelizave Staminale Hematopoetike në Klinikën e Hematologjisë – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Klinikën Universitare për Hematologji me rastin e vënies në punë të Qendrës së sapohapur për transplantimin e qelizave staminale hematopoietike në Klinikën për Hematologji.

Kjo qendër ndodhet në një kat tërësisht të ri me një sipërfaqe prej 800 m2, donacion i Ambasadës Amerikane, e cila nëpërmjet Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane e ka mbështetur financiarisht ndërtimin me një milion euro. Fondet shtesë sigurohen nga FSSH me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

„Është kënaqësi e veçantë për mua që sot bashkarishtë marrim pjesë në vënien në punë të Qendrës së sapondërtuar të Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike në Klinikën e Hematologjisë.

Shpreh falënderim të veçantë për Ambasadën e partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për realizimin e këtij investimi me fondet e siguruara nga Programi i Asistencës nga Komanda Ushtarake Evropiane e SHBA-së.

Me këtë investim të konsiderueshëm, ne shënojmë fillimin e punës së këtij reparti të ri, duke u ofruar pacientëve kushte trajtimi ashtu siç ofrohen nga qendrat më bashkëkohore të këtij lloji në botë. Kapaciteti i ri, së bashku me metodat më bashkëkohore të trajtimit dhe kujdesit mjekësor, i mundëson klinikës t’i shërbejë jo vetëm shëndetësisë publike, por në të njëjtën kohë e vendos atë në krye të qendrave më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve hematologjike në rajon dhe më gjerë.

Me repartin e ri po rrisim kapacitetet për këtë qëllim, në vit do të trajtohen së paku 50 deri në 60 pacientë nga vendi dhe 10 deri në 15 persona nga vendet fqinje, të cilat deri më tani objekti nuk kishte kapacitet hapësinor për t’i pranuar.

Ne vazhdojmë të ndryshojmë për mirë situatën në shëndetësinë publike“, thekson Mexhiti.

You may also like