Qenan Aliu: Kovaçevski do ta ketë të vështirë ta menaxhojë Qeverinë

by admin
Spread the love




Analisti politik Qenan Aliu në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për përbërjen kadrovike të Qeverisë së re, të mandatarit Dimitar Kovaçevski,  tha se është hera e parë që ndryshon mandatari brenda një mandati. Ai tha se juridikisht nuk ka asnjë pengesë që të ndodhë kjo.

“Subjektet partia shqiptare BDI nuk ka ndryshim të emrave përveç një rotacioni që e bën, ndërsa LSDM ka edhe kuadro të ri, të cilët i inkorporon në këtë përbërje të re dhe dy apo tre të vjetër. Mund të themi se është një qeveri e vjetër e re. Bazuar në programin që ka dorëzuar, është një program i shkurt, ajo që është aktuale është vazhdimi i situatës së pandemisë, menaxhimi i saj, ndërsa ajo që më bën përshtypje interesante, ky mandatar siç duket prej fillimit do të ketë me menaxhimin e Qeverisë”, tha Qenan Aliu.

Ai shtoi se Dimitar Kovaçevski është një figurë në LSDM i cili po unifikon disa rryma në parti.

“Përzgjedhja e kuadrove tregon se ky ka përzgjedhur dëshirat, lotimet, e grupacioneve që kanë lobuar për emërime të ministrave”, u shpreh Aliu.

Aliu u shpreh skeptik se kjo përbërje qeveritare do të ketë mandat të gjatë.


You may also like