Qëlloi me armë zjarri mësuesen në Bosnje, nxënësi hakmerret për përjashtimin

by admin
Spread the love

Nxënësi i cili qëlloi mësuesen e shkollës fillore, mëngjesin e sotëm në Lukavac të Bosnje Hercegovinës është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se nxënësi ishte transferuar në një shkollë tjetër për sjellje të keqe.  Ai erdhi në shkollë dhe filloi të thërriste emrin e mësueses. Kur e gjeti qëlloi disa herë në drejtim të saj, ndërsa plaga më e rëndë është në qafë.

Një video e arrestimit është shfaqur në rrjetet sociale, ku shihet sesi policët futin të miturin në një automjet policie. Në video shihet gjithashtu se ai nuk bën asnjë rezistencë, por duket se po debaton me efektivët që po e ndalojnë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në shkollën “Lukavac Grad”, ndërsa u zbulua dhe arsyeja se pse minoreni qëlloi mësuesen e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Fatmirësisht asnjë nga fëmijët nuk është plagosur.


Top Channel

You may also like