Qëllimi i Vuçiçit pas “Ballkanit të Hapur” – Shqip

by admin
Spread the love

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, i cili u krye më 24 shtator nga formacioni paramilitar serb nën komandën e Milan Radoiçiçit, rrezikoi seriozisht paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm një ditë pas fjalimit tejet antiperëndimor, pjesërisht shovinist të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bashkëpunëtori i tij i ngushtë, nënkryetari i mëparshëm i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, siguroi armë me vlerë disa milionë euro, organizoi një njësi paraushtarake dhe u nis për të “mbrojtur serbët nga terrori i Kurtit”.

Ngjarjet që pasuan janë vetëm një pasojë logjike jo vetëm e politikës së rrezikshme të destabilizimit rajonal të personifikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, por edhe e këmbënguljes së diplomatëve perëndimorë – mbi të gjitha të dërguarit special amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar dhe ambasadorit amerikan në Beogradi Christopher Hill – për të toleruar Vuçiçin.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, sa është realisht e kërcënuar siguria e rajonit? Kush mund të jetë objektivi i ardhshëm i presidentit Vuçiç? Pas kësaj disfate të re të politikës së Serbisë së Madhe, presidenti i Serbisë a ka hequr dorë nga veriu i Kosovës apo po pret vetëm rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

“Duket se kundërshtarët më të kërcënuar të regjimit të Aleksandër Vuçiçit dhe politikave të tij janë në vetë Serbinë. Nuk po i referohem aq shumë opozitës apo mediave që nuk janë nën kontrollin e tij – i referohem kujtdo që është i gatshëm të dënojë politikën që, pas të paktën tridhjetë e pesë vjetësh, përjetoi një disfatë të re. Humbja në 1999 ishte e qartë se nuk ishte e mjaftueshme dhe ndjenja e pandërprerë e disfatës ia la vendin politikës së vazhdueshme”, thotë historiani Nikola Samarxhiç, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, për portalin Pobjeda.

Sipas tij, sot Vuçiç po mundohet të relativizojë përgjegjësinë e tij me ndihmën e zëdhënësve të tij liberalë, të cilët në media sqarojnë se nuk ka qenë i informuar, “nuk ka ditur për veprimin, ka qenë i befasuar”.

Vuçiç ishte duke përgatitur incidentin në Banjska. Po kështu filloi sulmi nazist-sovjetik ndaj Polonisë… Kujtoni përsëritjen e përditshme dhe të vazhdueshme të “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Sot, gjëja më pak e rëndësishme është nëse Vuçiçi ka qenë i informuar apo jo, nëse i shkon apo jo incidenti; ai mban përgjegjësi politike dhe komanduese për të gjitha jetët e humbura. Çdo perspektivë evropiane dhe jetike e Serbisë dhe territoreve të saj vasale u rrezikua nga Vuçiç, arsyeton Samarxhiç.

Ai prek dhe Ballkanin e Hapur, një projekt i mbyllur tashmë, inisiativë e një tresheje në Ballkan.

Më lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se projekti i Vuçiçit ‘Ballkani i Hapur’ nënkuptonte një lloj ndarje të Kosovës. Kur u prish, ai i bëri thirrje NATO-s, në fakt KFOR-it, që të merrte të gjithë kontrollin në mënyrë që autoritetet në Prishtinë të mos e bënin këtë. Për të, ajo ide e pakuptimtë e Dobrica Qosiçit është më e rëndësishme se jetët njerëzore – nuk ka rëndësi kush do ta realizojë atë.

Megjithatë, realiteti shkoi më tej se iluzionet e Vuçiçit. Ajo politikë u mposht pavarësisht nga përkrahja e diplomatëve të korruptuar evropianë dhe amerikanë dhe pavarësisht nga mbështetja e Rusisë”, tha profesori serb. /tesheshi.com/

 

 

You may also like