Qelaj e arsyeton vendimin për Valdete Dakën, gjykimin e paanshëm e konsideron problem

by admin
Spread the love

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një intervistë për Ekonomia Online, e ka arsyetuar vendimin e marrë ndaj ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Daka i ishte
drejtuar këtij institucioni me kërkesë pas shkarkimit nga presidentja Vjosa
Osmani, por Qelaj thotë se me shumë kujdes e kanë shqyrtuar kërkesën e Dakës.

Mirëpo nga analizat
që janë bërë ky rast sipas Qelajt, është refuzuar për arsye se nuk i ka shterur
mjetet juridike.

“Ne me shumë kujdes
e kemi analizuar kërkesën e zonjës Daka drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit
për të dërguar vendimin e presidentes në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar
se a është në pajtueshmëri me kushtetutën”.

“Pas analizës që
kemi bërë me stafin profesional këshilltarët ligjor kemi ardhur në përfundim se
ky rast nuk plotëson kriteret për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese për arsye
që janë dhënë vetë vendimin në formë të shkruar që është bërë publik. Kërkesa e
Dakës është refuzuar për arsyen se nuk i ka shterur mjetet juridike që i ka
pasur në dispozicion dhe në këtë rast kemi qenë në pamundësi për të vazhduar më
tutje”. 

Ai më tëj ka shtuar
se në vazhim kanë pranuar ankesa nga qytetarët sa i përket gjykimit të paanshëm
që kryesisht lidhet me zvarritje të procedurave gjyqësore.

Madje, ai tha se palët
ankohen që edhe përkundër infrastrukturës ligjore mungojnë të standardizuara e
drejta për të ushtruar një mjet juridik, duke e konsideruar këtë si problem,
raporton EO.

“Vazhdon me qëndruar
edhe më tej në krye të listës e drejta për gjykim të paanshëm që kryesisht
lidhet me zvarritje të procedurave gjyqësore. Ne edhe këtë vit numrin më të
madh të ankesave e kemi pasur në këtë drejtim”.

“Janë edhe ankesat drejtuar nivelit qendror të ministrive lidhur me vendime të ndryshme që kanë marrë, por kryesisht lidhen me mjetin efikas juridik. Pra palët ankohen që edhe më tej përkundër infrastrukturës ligjore mungojnë të standardizuara kjo e drejtë për të ushtruar një mjet juridik dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës”, tha Qelaj.

You may also like