Qarkullimi në rrugë po zhvillohet pa probleme, ja si është situata në vendkalimet kufitare

by admin
Spread the love




Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për rrugën Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI I KOMUNIKACIONIT SEZONAL: Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, është e hapur për qarkullim deri më datë 31.10.2022 për automjete me peshë totale deri në 3.5 tonë.


You may also like