Qaj çdo natë para se të fle sepse…

by admin
Spread the love

Të qenit nënë është “një punë” e vështirë për këdo, edhe nëse je si Kim Kardashian, që ka të punësuar një “ushtri” pas. Ylli i famshëm ka zbuluar se ka momente që i duket aq e vështirë si proces saqë shpërthen në të qara para se të fle.

“Është gjëja më e vështirë. Ka net që qaj para se të shkoj për të fjetur”, tha ajo në një intervistë televizive ndërsa shtoi se fëmijët e saj kanë personalitet krejtësisht të ndryshëm dhe shpesh zihen me njëri-tjetrin.

“Shpesh më duhet të luaj policin e mirë ose policin e keq. Të jesh prind është vërtet e vështirë. Vetëm kështu mund ta përshkruaj”, u shpreh Kim, megjithatë shtoi se kjo është “puna më shpërblyese në të gjithë botën ”.

“Nuk je kurrë i përgatitur. Nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë për këtë përvojë. Jeni krenar që ia keni dalë edhe një ditë tjetër ”, tha ylli televiziv në mbyllje.

You may also like