Putin udhëton me tren privat të blinduar nga frika se avioni i tij mund të rrëzohet – mediat (fotot)

by admin
Spread the love

Mënyra më e fundit e transportit e preferuar nga Vladimir Putin duket se është treni privat i blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.

Illya Rozhdestvensky, një gazetar rus anti-Kremlin tha për CNN  se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin nuk përdor më avionin e tij presidencial.

Por ai po udhëton me një tren të veçantë të pajisur me sisteme të veçanta komunikimi.

“Arsyeja psikologjike përse ai përdor këtë tren është sepse është i tmerruar,” tha Rozhdestvensky për rrjetin. “Është i trembur se mund të gjurmohet, se avioni i tij mund të gjurmohet dhe të rrëzohet”.

Sipas gazetarit investigativ që fliste për CNN, lideri rus beson se treni është më i sigurtë  dhe se “kështu askush nuk e di se ku ai shkon.”

Rrjeti ‘Dossier Center’, ka zbuluar deri tani disa nga itineraret e udhëtimit të Putin, dhe financohet nga ish-oligarkë opozitarë si Mikhail Khodorkovsky, që themeloi projektin në 2018 për të ndjekur aktivitetet e njerëzve të lidhur me  Kremlin.