Putin fillon spastrimet një muaj pas rebelimit të Wagner! Fati i “gjeneral Harmagedon”, i paditur

by admin
Spread the love

Gjenerali Sergei Surovikin, një zëvendës komandant i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, thuhet se është tërhequr nga detyra pas rebelimit të armatosur muajin e kaluar nga luftëtarët mercenar të grupit Wagner.

I quajtur “Gjenerali Armagedon”, Surovikin thuhet se kishte një marrëdhënie të mirë me liderin e atij rebelimi, komandantin e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin – dhe zyrtarët amerikanë besojnë se ai kishte njohuri paraprake për kryengritjen e dështuar.

Andrei Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, u dëgjua javën e kaluar duke thënë në një video të postuar në mediat sociale: “Surovikin aktualisht është duke pushuar. (Ai nuk është) tani për tani.”

Mirëpo, një zëdhënës i shërbimit të inteligjencës të Ukrainës, Andrii Yusov, tha sot se shefi i lartë ushtarak rus ishte “hequr përfundimisht nga pozicioni” edhe pse fati i tij mbetet i pavendosur.

Gjatë një dalje publike, Yusov tha se një “konkurrencë midis zhabave dhe nepërkave” ka filluar në qarqet kryesore të Rusisë pas rebelimit të Wagnerit, i cili kishte parë që Surovikin të humbiste. Rusia nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për të ardhmen e tij.


Top Channel

You may also like