Pushim prej 2 vitesh, Low thyen heshtjen: Ju tregoj pse s’po rikthehem

by admin
Spread the love

Joachim Low qëndron pushim prej korrikut të vitit 2021, kur i dha fund aventurës 15-vjeçare si trajneri i kombëtares gjermane.

Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme, por rikthimi në stol nuk po vjen. Së fundmi përflitet se do të tërhiqet përfundimisht nga karriera si trajner.

63-vjeçari ka thyer heshtjen në një prononcim për Bild, duke u dhënë fund dilemave rreth së ardhmes së tij.

A do të tërhiqem? Absolutisht jo. Është e vërtetë që qëndroj pushim prej dy vitesh, por ishte e rëndësishme për mua të distancohesha disi.

Kam disa plane dhe ide në mendje. Kam marrë disa oferta, por do të rikthehem vetëm nëse do të jem 100% i bindur se mund të bëj diferencën aty ku do të shkoj”, u shpreh Low.

Trajneri fitoi Kupën e Botës Brazil 2014 me kombëtaren gjermane. Ai drejtoi Pancerat në 198 ndeshje, ndërkohë që dëshira e tij e madhe është të marrë drejtimin e një skuadre të njohur europiane.


Top Channel

You may also like