Deputeti musliman i Kurtit që refuzon çmendurinë e Albinit – Shqip

by admin
Spread the love

Eman Rahmani, një nga katër deputetët muslimanë të Vetëvendosjes, e ka bërë të qartë më pak fjalë në një status në FB se nuk do t’i përgjigjet aspak Albin Kurtit në projektin e tij për t’i dhënë Kosovës një ligj për martesat me dy Gjini, diçka që së paku nëk diskutohet ende në Shqipëri.

Pas një deklarimi të Kurtit në Gjermani mbi këtë çështje delikate, ku ai dhe njëherë po tregon një përulësi të pashpjegueshme ndaj ndërkombëtarëve, ndërkohë që shfaqet rebel ndaj tyre në aspekte politike, Rahmani ka postuar:

“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN!

Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!

*Përgjigje për të gjitha mediat që më keni kontaktuar këto ditë”.

Dhe në rastin e një ligji për riprodhimin, Rahmani dhe kolegë të tij muslimanë në VV pamundësuan kalimin me votat e tyre kundër, duke u qëndruan kësisoj besnikë bindjeve dhe vlerave që përfaqësojnë në besimin e tyre. /tesheshi.com/

You may also like