Punuan të dielën, policia ka shqiptuar 12 gjoba në Çair

by admin
Spread the love




Gjatë ditës së sotme në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 17:00 pjesëtarë të Njësitit për Intervenim të Shpejt, në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rajonin e komunës së Çairit kanë kryer kontrolle në rrugën “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” me qëllim vërtetimin, nëse punëdhënësit i respektojnë rregullativën ligjore sa i përket ndalimit për punë të dielave.
“Nga kontrollet e bëra janë shqiptuar 12 masa, gjegjësisht janë lëshuar 8 vendime për ndalim të veprimtarisë në afat prej 15 ditëve, tre vendime për rregullimin e marrëdhënies të punës për personat e gjetur në objektet pa status të rregulluar të punës dhe një vendim, vërejtje për regjistrim të veprimtarisë së paregjistruar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton SHENJA.


You may also like