Punonjësi grushton drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë në Shkup

by admin
Spread the love

Një i punësuar  në Klinikën e Kardiokirurgjisë, me iniciale S.J. sot rreth orës 10:00 fillimisht verbalisht e ka sulmuar një infermiere, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht M.SH. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe vetë është paraqitur në SP Qendër, njoftojnë nga  MPB-ja.

Në SPB Shkup  është marrë një kalllëzim për rastin. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndëmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Për incidentin informon edhe Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndodhur një incident për të cilin është njoftuar policia. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, është njoftuar  me ngjarjen dhe  nga punonjësit shëndetësorë ka kërkuar  sjellje të ndërgjegjshme  dhe profesionale dhe  t’u përkushtohen pacientëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MARKETING




You may also like