Publikohet videoja në të cilën është kërcënuar Stresi – Shqip

by admin
Spread the love

Ditën e sotme me anë të një story në Instagram, reperi Stresi zbuloi sherrin e ndodhur mes tij dhe Benardin Simonit të njohur si Biiemtii, një anëtari i grupit TBA.

Kohë më parë, Biiemtii ka realizuar një “live” në TikTok ku ka kërcënuar Stresin se do ta vrasë.

“Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me të vra,”-është shprehur anëtari i TBA-së.

Pas ngjarjes së ndodhur dhe fotove të përgjakura që Stresi ndau të BMT-së, reperi ka realizuar një live në Instagram ku “tallin”sherrin e ndodhur. Gjatë bisedës Noizy e pyet duke qeshur Stresin se çfarë kishte bërë sot.

Arsyet e këtij konflikti mes reperëve nuk dihen akoma. Kjo mbetet të zbulohet nga Policia Shqiptare.

You may also like