Publikohen pamjet/ Pas ndeshjes Morata dhe Azpilicueta takuan dy futbollistët kuqezinj

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të sfidës midis Spanjës dhe Shqipërisë, futbollistët nga të dyja kampet u takuan me njëri-tjetrin ashtu siç kemi parë shpesh.

Gjithashtu në këto takime pamë dhe dy ribashkime të lojtarëve kuqezinj me ata të Spanjës.

Bëhet fjalë për Armando Brojën me Çezar Aspilikuetën dhe Xhakomo Vrionit me Alvaro Moratën.

Broja nuk ka pasur të luaj një ndeshje zyrtare me kapitenin e Çelsit, por koha që kanë kaluar në stërvitje duket se ka krijuar mes tyre një miqësi tepër të veçantë.

E njëjta gjë duket dhe te takimi i lojtarëve të Juventusit, me Vrionin që ka kaluar një kohë të gjatë me skuadrën bardhezi dhe gjithashtu ka krijuar një miqësi të mirë me Alavaro Moratën./panoramasport

You may also like