Publikohen imazhet e para që tregojnë se si do të duket iPhone 16

by admin
Spread the love

Në muajin shtator, Apple prezantoi modelet e reja të iPhone 15, të cilat kanë filluar dhe gradualisht po arrijnë në duart e përdoruesve.

Pasi kanë kaluar disa javë nga lansimi dhe prezantimi i sivjetshëm i produkteve, inxhinierët e gjigantit teknologjik duket se po punojnë intensivisht për modelet e reja, pra iPhone 16.

Sipas MacRumors, një faqe e besueshme teknologjike, modelet e reja të iPhone 16 a do të mbajnë emrin ‘DeLorean’. Madje, janë publikuar foto se si d

o të duken. Duhet të theksohet se fotot kanë të bëjnë me modelet e thjeshta dhe jo iPhone 16 Pro apo Ultra.

Ndryshimi vizual më i rëndësishëm në këtë model gjendet te gunga e kamerës, që është katrori i njohur me qoshe të rrumbullakosura me të cilin jemi mësuar, por edhe thjerrëzat janë nën një gotë të vetme në formë “pilule”, si tek iPhone i vjetër. X. Dallime gjenden edhe në tastet anësore.

/GazetaSinjali.

You may also like