PSG vuan pa yjet e saj, por Danilo e Mbappe përmbysin Angers

by admin
Spread the love

Paris Saint Germain hodhi pas krahëve humbjen ndaj Rennes në raundin e 9-të të Ligue 1, duke u rikthyer te fitorja në ndeshjen hapëse të javës së 10-të, ku vuajti jo pak dhe arriti të përmbyste vetëm në fund Angers për të fituar 2-1.

Pa amerikano-jugorët të cilët nuk arritën të ktheshin në kohë nga impenjimet me kombëtaret ku spikasnin mungesat e Messit, Neymar, Di Marias, Paredes e Marquinhos, PSG arriti t’i falej francezit Kylian Mbappe për t’u ngjitur në kuotën e 27 pikëve në kampionat.

Miqtë nga Angers arritën të zhbllokonin shifrat me Fulginin në minutën e 36-të, ndërkohë që portugezi Danilo Pereira i shërbyer nga Mbappe vuri baraspeshën ndërsa vetë sulmuesi 22-vjeçar shënoi golin e fitores me penallti në minutën e 87, duke i dhënë një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës së Pochettinos.


Top Channel

You may also like