PSG “shpëton” nga mesfushori holandez, arkëton 9 milionë euro

by admin
Spread the love

Mesfushori i Paris saint-Germain, Georginho Wijnaldum, ka arritur marrëveshjen për transferimin në ligën arabe tek Al-Ettifaq.

Lojtari do të firmosë kontratë 3-vjeçare me klubin saudit, ndërsa francezët do të përfitojnë 9 mln euro.

Lojtari ishte një dëshirë e trajnerit Steven Gerrard, i cili e kërkonte me ngulm. Holandezi do të bashkohet me Jordan Henderson, me të cilin ka luajtur te Liverpooli.

Lojtari në sezonin e kaluar luajti i huazuar te Roma, me të cilët bëri vetëm 14 paraqitje për shkak se vuajti nga një dëmtim.

Pas largimit nga Paris Saint-Germain, lojtari u përfol për një rikthim të mundshëm në Holandë, me PSV dhe Ajax që shfaqën interes për të.

Gerorginho Wijnaldum ishte pjesë e Paris Saint-Germain që nga viti 2021, kur u transferua nga Liverpool me parametër zero. 32-vjeçari ka bërë 38 paraqitje me kampionët e Francës duke shënuar tre gola.

Me Liverpoolin do të mbahet mend për dygolëshin e shënuar kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions Leagues në vitin 2019.

Mesfushori është pjesë e përfaqësueses së Holandës që nga viti 2011, ku ka luajtur 90 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola./ supersport


Top Channel

You may also like