​PSG ofron 200 milionë euro për talentin e Barcelonës

by admin
Spread the love

Në sezonin e ardhshëm Paris-Saint-Germain do të duhet të bëjë pa njëri nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Kyolian Mbappe. Kjo pasi ylli francez nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me PSG-në dhe ka vendosur që në verë të largohet se lojtar i lirë dhe ai pritet që t’i bashkohet gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Për ta mbushur atë boshllëk, PSG ka filluar menjëherë kërkimet për të gjetur lojtarin që do ta zëvendësoj Mbappen dhe sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Barcelona mund të jetë skuadra ku PSG tashmë e ka parë pasuesin e Mbappes.

Sipas gazetës në fjalë, në kërkim të një pasuesi të Kylian Mbappés, PSG tashmë ka bërë një mega ofertë prej 200 milionë eurosh për të riun e Barçës, Lamine Yamal të cilën katalanasit e refuzuan menjëherë..

Yamal është bërë pjesë e rëndësishme e Barcelonës në drejtimin e trajnerit Xavi Herandez dhe klubi nuk dëshiron që ta humb një talent të madh në mesin e tyre.

You may also like