PSG kthen sytë nga Diego Llorente

by admin
Spread the love

Milan Skriniar u operua të hënën në Doha pas një dëmtimi në kaviljen e majtë dhe mund të ketë mbyllur para kohe sezonin. Prandaj, sipas mediave franceze, PSG po kërkon një mbrojtës qendre, për të plotësuar nevojat në këtë repart.

Por, duhet theksuar se parisienët kanë një buxhet të limituar për këtë përforcim dhe blerja e një mbrojtësi të ri nuk duhet të kushtojë më shumë se 20 milionë euro.

Një shifër e tillë e bën të pamundur blerjen e Kevin Danso, objektivi kryesor i klubit francez, por edhe afrimin e Edmond Tapsoba, që luan me Bayer Leverkusen.

Prandaj në skenë ka dalë një zgjidhje më pak e kushtueshme: PSG ka kërkuar informacion për Diego Llorenten, lojtarin e Romës që vlerësohet shumë nga trajneri Luis Enrique.

Spanjolli e njeh mirë lojtarin, që mund të kthehet në objektivin kryesor për mbrojtjen e PSG-së.

You may also like