PSG kërkon Fabian Ruiz, tenton të bindë Napolin me Keylor Navas

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain nuk ndalet vetëm me blerjet e Renato Sanches dhe Vitinha dhe synon që t’i bëjë një tjetër dhuratë për mesfushën trajnerit Galtier.

Klubi francez që po negocionte me Fabian Ruiz për ta transferuar në Paris verën e ardhshme si një lojtar të lirë, kërkon që të sigurojë shërbimet e lojtarit që këtë vit.

Largimi i Wijnaldum ka bindur drejtuesit e PSG-së që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me lojtarin e Napolit. Italianët e vlerësojnë 25 milionë euro kartonin e mesfushorit, por kjo shifër mund të ulet nëse në tratativë përfshihet edhe portieri Keylor Navas.

Fabian Ruiz nuk ka pranuar të rinovojë dhe Napoli është i vetëdijshëm që lojtari do të largohet, prandaj kërkon që të përfitojë sa më shumë në këto momente. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like