Pse shpeshherë kemi turbullim shikimi, kur ngrihemi me shpejtësi nga shtrati? – Shqip

by admin
Spread the love

Shikim i turbullt, marramendje, deri në pamundësi për të qëndruar në këmbë. Shumëkujt i ka ndodhur me siguri të gjendet në këto kushte kur ngrihet nga shtrati në mëngjes (ndoshta ngaqë ka qenë vonë për në punë), apo është ngritur nga tavolina e punës pasi ka qenë ulur për një kohë të gjatë.

Po pse ndodh kjo? A mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor? Këto simptoma tëpërkohshme shkaktohen nga i ashtuquajturi hipotension ortostatik, apo një rënie e papritur epresionit të gjakut. Konkretisht një rënie e presionit sistolik me të paktën 20 mmHg(maksimumi) dhe/ose të paktën 10 mmHg të presionit diastolik (minimumi), që ndodh në 3 minutat e para pas ngritjes në këmbë.

Pasoja është që truri nuk arrin të furnizohet mjaftueshëm me gjak. Normalisht, qëndrimi në këmbë ose ulur shkakton ngushtimin e enëve të gjakut në këmbë dhe në pjesën e poshtme të trupit. Në këtë mënyrë më shumë gjak arrin në zemër dhe tru. Në përgjithësi, flitet për hipotension (presion të ulët të gjakut) kur maksimumi në gjendje qetësie bie nën 90 mmHgdhe minimumi nën 60 mmHg (pra tensioni 9 me 6).

Një nga shkaqet më të zakonshme të rënies së presionit të gjakut është dehidrimi: enët e gjakut nuk mund të kontraktohen aq sa duhet për të dërguar gjakun atje ku duhet, pasi nuk ka lëng të mjaftueshëm që qarkullon. Hipotension mund të shkaktojnë edhe çrregullimet neurologjike, dhe në veçanti hipotension ortostatik.

Në fakt, janë nervat ato që e “urdhërojnë zemrën të rrahë më shpejt (për të furnizuar në mënyrën e duhur trurin) dhe enët e gjakut që ngushtohen. Rasti i një veterani lufte 69-vjeçar, i raportuar nga Neë York Times Magazine, është i veçantë. Burrit i binte të fikët sapo ngrihej në këmbë.

Në fillim mjekët menduan se ndodhte për shkak të neuropatisë së rëndë periferike nga e cila vuante. Këmbët e tij ishin thuajse tërësisht të mpira, por ndonjëherë ndjente djegie apo shpime. Rasti i 69-vjeçarit nga Birmingem (Alabama, SHBA) nuk ishte i lehtë për tu zgjidhur.

Sa herë që binte presioni i gjakut, rriteshin rrahjet e zemrës. Më pas mjekët përjashtuan ekzistencën e ndonjë problemi neurologjik, sepse nëse nervat nuk janë në gjendje t’i thonëenët e gjakut që ngushtohen, ato nuk mund të urdhërojnë zemrën të rrahë më shpejt.

Në fakt në rastin e hipotensionit neurogjenik ortostatik, rrahjet e zemrës mbeten tëqëndrueshme edhe kur bie presioni i gjakut. Gjithashtu u përjashtua edhe shkaku tjetër më i shpeshtë, ai i dehidrimit:në fakt, marrja e lëngjeve nga pacienti nuk kishte ndikuar në këtë çrregullim.

Zgjidhja e enigmës duhej kërkuar diku tjetër. Disa vite më parë burri kishte rënë në vaskë, kishte thyer brinjët dhe kishte pësuar një çarje njërën nga mushkëritë. U dërgua me urgjencë në spital. Gjatë shtrimit në spital, pacientët e shtrirë në shtrat mund të formojnë mpiksje gjaku në venat e këmbëve për shkak të palëvizshmërisë së detyruar.

Për të shmangur rrezikun, ata i nënshtrohen terapisë antikoagulante. Por duke qenë se 69-vjeçari kishte pësuar një shpim në mushkëri, me pasojë hemorragjinë, ai nuk mund të merrte dot hollues gjaku. Në atë situatë, mjekët vendosën të fusin një “filtër” në venën kryesore që çon gjakun nga këmbët në zemër (vena kava inferiore) për të “kapur” çdo lloj mpiksjeje te mundshme.

Filtrat e këtij lloji duhen hequr pas disa muajsh, por në shumë raste nuk ndodh kështu. Burri jetoi me pajisjen e futur në venë e tij për më shumë se 15 vjet. Mjekët hodhën hipotezën se filtri, pasi kishte kapur mpiksje të shumta, e bllokoi të gjithë enën dhe ky ishte shkaku i hipotensionit.

Këtë tezë e konfirmoi një element:7 vjet më parë burri i ishte nënshtruar një skanimi CT, i cili kishte treguar një bllokim gati total të vena kava. Prandaj ishte e mundur që kur pacienti ngrihej në këmbë, gjaku nuk kishte mundësi të mbërrinte në tru në sasi të mjaftueshme, sepse bllokohej nga mpiksjet e mbledhura në filtër.

Burri iu nënshtrua një operacioni për të hequr filtrin dhe për të vendosur 9 stenta (unaza metalike) në venat kryesore të këmbëve të tij, për të siguruar rrjedhjen e duhur të gjakut. Operacioni ishte vendimtar: veterani nuk vuante më nga marramendja. Sot i ka mbetur vetëm pak mpirje në këmbë.

Në përgjithësi, nëse presioni nuk bie shumë, hipotensioni ortostatik nuk shkakton shqetësime, por nëse rënia është e dukshme, shfaqen simptoma të tilla si marramendja, turbullim i shikimit, konfuzion, deri në humbje të vetëdijes (sinkopa). N gjendje të fikëti nga hipotensioni ortostatik nuk sjell në vetvete pasoja (përveç nëse ka një rrëzim në tokë me trauma).

Por çdo rast të humbjes së vetëdijes, është e rëndësishme të përjashtohen shkaqe të tjera potencialisht serioze, si aritmia kardiake. Hipotensioni ortostatik prek kryesisht personat e moshuar, tek të cilët reflekset janë më pak të shpejta dhe efikase. Por ai mund të favorizohet edhe nga barnat kundër tensionit të lartë. / corriere della sera – Shqip

You may also like