Pse po e mbështet Bashkia e Durrësit projektin e Portit? Deputetja e PD-së zbardh prapaskenat

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri është shprehur se projekti për Portin e Durrësit ka mungesë transparence.

E ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, ajo tha se i mbështesin projektet zhvillimore duke shtuar se kundërshtojnë faktin se këto projekte mund të fshehin gjëa tjera.

“Ky projekt ka mungesë transparence, a ishte në gjendje Rama ta tregonte se ky është një projekt serioz, ky është një investitor serioz. Ne nuk duam aspak të kundërshtojmë projektet serioze. Ne i mbështesim projektet zhvillimore por ne kundërshtojmë faktin se këto projekte mund të fshehin të tjera gjëra. PD që në fillim ka pasur këtë qasje që ne duke kundërshtuar procedurën e përshpejtuar, na jepet e drejta për të kërkuar më shumë informacion.”– tha ajo.

Ajo ndër të tjera tha se Bashkia e Durrësit po suporton këtë projekt pa pasur një dokumentacion që t’ua paraqesë qytetarëve për t’iu thënë se ky port është një investim i sigurt.

You may also like