‘Pse nuk u fute në Big Brother?’, Lei Kraja: Nuk e përballoj dot

by admin
Spread the love

Prezantuesja e njohur shqiptare e sportit, Lei Kraja ishte një nga VIP-at më të përfolur për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Por, Lei nuk ishte pjesë e 15 konkurrentëve që u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri më 24 dhjetor të vitit 2022.

Para se të niste ky reality show, moderatorja bëri një postim provokues në rrjete sociale, duke përdorur shprehjen e Vëllait të Madh ‘po ju vëzhgoj’. E kjo në fakt u duk si një konfirmim që moderatorja do të ishte pjesë e këtij sezoni të dytë të Big Brother. Por, ajo nuk u bë pjesë e këtij formati, teksa së fundmi është pyetur nga ndjekësit e saj se pse nuk është futur në BBV.

“Çdo vit dalin lajme që do futem. Jo nuk e përballoj, është lojë shumë e vështirë. Më pëlqen ta shijoj nga divani”- shkruante Lei Kraja në përgjigjen e saj në rrjete sociale. Pak kohë më parë, në një intervistë për Top Albania Radio, ajo tregoi edhe arsyet se pse nuk mund të ishte pjesë e këtij formati.

“Jo, në fakt nuk do jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur.

Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty. Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë shumë bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”.

Megjithatë do të doja të isha përshembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të dielë, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP”!- ka treguar Lei Kraja për emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.

You may also like