Pse e ndjekin shqiptarët Luizin? Mos kemi ikur për lesh si popull?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur i muzikës shqiptare dhe prej disa muajsh edhe konkurrent në Big Brother VIP Albania është kthyer pa asnjë diskutim në fenomen dhe në personazhin më të komentuar e më të pëlqyer të momentit nga publiku shqiptar.

Emri i tij është i lakuar në çdo media rozë, ndërsa nuk ka munguar as në emisionin e gazetarit të njohur, Ylli Rakipi, ‘Të Paekspozuarit’. Në një intervistë me gazetarin dhe moderatorin e emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, Ylli e pyeti se përse e duan shqiptarët kaq shumë Luizin, ndërsa Fevziu u shpreh se nuk ia ka idenë pasi nuk e ndjek Big Brother-in.

Ylli Rakipi: Luizi ka shikime sa gjysma e presidentit amerikan. Rama ka më pak, ai ka 4 miliardë, Rama 600 milionë ka. Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh, apo?

Blendi Fevziu: Kështu ka ndodhur gjithandej, kështu ka ndodhur edhe në Greqi, unë e kam parë.

Rakipi: Një popull që mbërthehet i gjithi në kotësi.

Fevziu: Para kohësh, një regjisori shqiptar i thashë do shkoj të shoh një ndeshje futbolli. Ai u transformua dhe më tha si do shkosh të shohësh një ndeshje ku luajnë 20 budallenj? Unë e shoh i thashë. Është një fenomen zgjat disa…

Unë kam një gjë tjetër me shoqërinë shqiptare. Rakipi: Unë mendoj që ne kemi ikur për lesh, ose kështu kemi qenë. Pse e duan shqiptarët Luizin?

Fevziu: Nuk e di, s’e kam ndjekur. Nuk di gjë. Realisht nuk kam asnjë ide.

You may also like