Pse Berisha po e sulmon sërish Bashën? Analisti i njohur habit me përgjigjen

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Nazarko ka analizuar situatën mes ish-kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës. Nazarko tha se përplasja mes tyre u rikthye edhe pse u duk sikur gjërat ishin sheshuar.

Nazarko tha se kjo vjen pasi Berisha tani po kupton se mbrapa qëndresës së Alibeajt apo dhe problemeve për të rimarrë PD-në qëndron Lulzim Basha.

Ndërsa theksoi se një tjetër tezë është që Berisha po u bën presion amerikanëve duke u thënë se në kulmin e luftës Rusi-Ukrainë ju “po më sulmoni mua” dhe po toleroni njeriun e financuar nga para ruse, duke përmendur “Dosjen Muzin”.

“Po vë re se Berisha është duke i bërë presion të drejtpërdrejtë Bashës. Pse po ndodh kjo? Një skenar është ky që rezistenca e Alibeajt, probleme që po i krijohen në rikthimin triumfal të PD, thotë qenka Berisha prapa. Ka sinkronizim mes asaj që thotë Eskobar, dhe asaj që thotë Rama dhe Basha që Berisha të thirret nga SPAK. Berisha po reagon si luan, po “Dosja Muzin”? Ky është presioni që Berisha po u bën amerikanëve pasi thotë në kulmin e luftës Rusi-Ukrainë ju po më sulmoni mua, ndërsa ju shkoni dhe toleroni njeriun e financuar nga paratë e rusëve”, tha Nazarko.

You may also like