Protestë për sallonet e bukurisë/ Gratë afgane: Ishte i vetmi vend ku mund të dilnin

by admin
Spread the love

Talebanët që morën pushtetin në Afganistan po forcojnë ligjet islamike dhe kanë urdhëruar që të gjitha sallonet e bukurisë në vend të mbyllen brenda korrikut.

Vendime ndalimi talebanet kanë nxjerrë shumë por pjesa më e madhe janë pranuar në heshtje nga afganet, nga frika e persekutimit. Por për ndalimin e salloneve të bukurisë kanë reaguar gratë të cilat kanë dalë në protesta.

Një prej menaxherëve të salloneve të bukurisë i tha gazetarëve të huaj që në Afganistan gratë nuk duhet të ekzistonin.

Që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit 2021, qeveria talebane ka ndaluar vajzat dhe gratë të ndjekin shkollat e mesme dhe universitetet, i ka ndaluar ato të dalin në parqe, panaire dhe palestrat dhe i ka urdhëruar që të mbulohen në publik.

Grave gjithashtu u është ndaluar të punojnë për Kombet e Bashkuara ose organizatat e shoqërisë civile, dhe mijëra janë shkarkuar nga punët qeveritare ose janë paguar për të qëndruar në shtëpi.

Në Afganistan sallonet e bukurisë për gratë dhe vajzat u shtuan më së shumti gjatë 20 viteve të fundit, dhe ishin vendi i vetëm ku gratë grumbulloheshin larg burrave dhe mund të bisedonin mes tyre.


Top Channel

You may also like