Protesta në Shkup në mbështetje të popullit ukrainas

by admin
Spread the love




Dhjetëra ukrainas, rezidentë të Maqedonisë së Veriut kanë marshuar sot nga sheshi i Shkupit drejt Ambasadës së Federatës Ruse, në shenjë proteste kundër sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Me thirrjet “Putin fashist”, “Ndal luftës në Ukrainë” dhe të tjera, protestuesit dënuan siç thonë ata agresionin rus ndaj Ukrainës. Disa prej shtetasve ukrainas thanë se janë të shqetësuar për fatin e familjarëve të tyre në vendlindje, por shprehen të bindur se Ukraina do të mbrohet deri në momentin e fundit. Marshi protestues u organizua nga Shoqata e Ukrainasve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u përkrah me pjesëmarrje edhe nga qytetarë, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.


You may also like