Protesta në Manastir, kërkohet lirimi i Lambe Alabakovskit

by admin
Spread the love




“Liri për Lamben”, “Vdekje fashizmit”, “Rroftë Maqedonia”. Me këto fjalë dhe parulla tjera, rreth 1500 qytetarë të Manastirit kanë protestuar për lirinë e Lambe Alabakoskit.

Pas fjalimit të organizatorëve nga partia “E majta”, u kërkua lirimi i Lambes, tërheqja e ambasadorit bullgar në vend, largimi i plotë i klubit Vanço Mihajlov, por edhe ndërprerjen e bisedimeve me Bullgarinë për gjuhën dhe historinë.
Disa nga qytetarët që dolën në protestë thanë se Lambe ka bërë një akt heroik, pastaj ka bërë të njëjtën gjë që kanë bërë partizanët në Luftën e Dytë Botërore, e disa nga qytetarët thonë se Alabakovski ka bërë diçka që duhet ta bëjë çdo maqedonas. Disa prej tyre besojnë se qeveria ka qenë e detyruar ta arrestojë.

Ndryshe, Lambe Alabakovski u arrestua pasi dyshohet për djegien e klubit bullgar në Manastir, për hapjen e të cilit pati reagime të mëdha nga opinioni maqedonas.


You may also like