Propozimi Evropian parasheh njohjen e pasaportave, diplomave, targave dhe vulave doganore

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian e ka publikuar të plotë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë Propozim Evropian gjenden 11 pika për të cilat dje gjatë takimit pati vetëm pranim verbal në Bruksel, por jo edhe nënshkrim në letër mes dy palëve, transmeton Klankosova.tv.

Në nenin 1, dy palët pajtohen që do t’i njohin në mënyrë reciproke dokumentet e tyre përkatëse, simbolet kombëtare, duke përfshirë edhe pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.
Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

BE zyrtarisht publikon Planin Evropian

You may also like