Propozim ndryshimet e Ligjit për masat kufizuese tërhiqen nga procedura parlamentare për arsye administrative – Shqip

by admin
Spread the love

Propozimi për ndryshime në Ligjin për masa kufizuese është tërhequr nga procedura parlamentare për arsye administrative. Ai pritet të jetë në rendin e ditës së seancës së ardhshme të qeverisë ku duhet të jepet miratimi i ri.

“Propozimi për ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese, për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re, do të miratohet sërish administrativisht në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Në seancën e 221-të të Qeverisë të mbajtur më 16 janar, Qeveria njëzëri, me konsensus shprehu vullnetin politik për t’i dorëzuar Kuvendit propozim ndryshimet ligjore.

You may also like