Prokuroria: Të mos spekulohet se vrasja ka prapavijë etnike, të dyshuarit për vrasjen e Vanjës janë me përkatësi etnike maqedonase

by admin
Spread the love

Nga Prokuroria Publike në njoftimin e tyre për vdekjen tragjike të Vanja Gjeorgjievskës dhe të një personi tjetër në moshë nga Veles, e që të dyja rastet, lidhen me njëra tjetrën, kanë kërkuar që të mos spekulohet dhe të mos i jepet konotacion etnik rastit, ngase sipas tyre persona të cilat e kanë kryer kidnapimin dhe dyshohen për vrasjen janë të përkatësisë etnike maqedonase.

“Njëkohësisht, përkundër gjitha spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka prapavijë etnike informojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, thuhet në njoftimin Prokurorisë Publike, raporton SHENJA.

Sic edhe njoftuam më parë, Vanja Gjeorgjievska është gjetur e vdekur në rajonin e Shkupit, ndërsa prokuroria ka njoftuar se për vdekjen e saj janë të dyshuar pesë persona.

Për tre prej tyre kërkohet paraburgim, një është jashtë shtetit dhe një për momentin është në stacion policor. /SHENJA/

MARKETING



You may also like