Prokuroria për të shtënat në Haraçinë: Është kryer mbikëqyrje, do të jepet urdhër për sigurimin e incizimeve

by admin
Spread the love

Prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes dhe ka lëshuar urdhër për mbledhjen e gjurmëve dhe kryerjen e ekspertizave përkatëse, informojnë nga PTHP Shkup në lidhje me të shtënat me armë zjarri drejt kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ku u lënduan dy persona të cilët kanë qenë bashkë me kryetarin e komunës.

PTHP shton se “do të jepet edhe një urdhër për sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video nga objektet përreth, si dhe për të ndërmarrë veprime të tjera”.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët ka lëshuar një konfirmim zyrtar se në SPB Shkup është raportuar një incident në të cilin një person mashkull me automatik ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i cili ishte me disa persona të tjerë.

Ndryshe nga sulmi mbetën të plagosur dy persona, por në mesin e tyre nuk ishte kryetari i komunës, ndërsa u përgënjeshtruan edhe informacioni për një polic të plagosur.

MARKETING



You may also like