Projektili i Enis Bardhit solli barazim kundër Italisë – Shqip

by admin
Spread the love

Në ndeshjen e katër të grupit C, Maqedonia e Veriut barazoi me Italinë 101, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim për kampionatin evropian  “Euro 2024

Në pjesën e parë të ndeshjes italianët dominuan në të gjitha aspektet e lojës së futbollit duke poseduar topin dhe duke krijuar pesë raste për të shënuar,  një goditje që u ndalë shtylla, por rrjeta e portës së Dimitrievskit mbeti e pa prekur.

Në fillim të pjesës së dytë u zhbllokua rezultati me golin që e shënoi, ylli i Lacios, Çiro Immobile në minutën e 49. Për Immobile ishte ky goli i tretë kundër Maqedonisë së Veriut  pas atyre dy golave në vitin 2016 kur Italia në Shkup fitoi  2-3.

Kapiteni i Maqedonisë Veriut Enis Bardhi në minutën e 81-të nga goditja e lirë, që është specialiteti i tij nga  distanca 20 metra me goditje precize tundi portën Donnarumas për rezultatin 1-1

Stadiumi: Arena “Todor Proeski” në Shkup

 Arbitri I ndeshjes: Felix Zwayer  (Gjermani)

Publiku: Mbi 20.000

Maqedonia e Veriut  (4-2-3-1): Dimitrievski, Zajkov, Manev, Musliu (Serafimov), Alijoski, Ashkovski (Dimovski), Bardhi, Atanasov (Iljazovski), Elezi (Isnik Alimi), Elmaz, Miovski

Selektor: Bllagoja Milevski

Italia (4-3-3): Donnaruma. Dimarko (Biraghi), Bastoni, Mançini (Scalvini), Di Lorenzo, Tonali, Cristante, Barella, Zaccagni (Gnonto), Immobile, Politano (Zaniola)

Selektor: Luciano Spaletti

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Ukrania  dhe Anglia  barazuan  duke  luajtur 1-1. Tavbelën e kryeson Angkia me  10 pikë, para  Ukrainës që ka  7 pikë,  Italia dhe Maqedonia e Veriut  kanë nga 4 pikë, ndërsa Malta nuk ka asnjë pike fituar.

/KlanMacedonia/

 

You may also like