Profili juaj në WhatsApp do të bëhet më interesant – Shqip

by admin
Spread the love

WhatsApp po shton një opsion me të cilin përdoruesit mund të përdorin një foto profili dhe emër tjetër për persona të caktuar.

Profili alternativ do iu lejojë përdoruesve të maskojnë informacionet mbi ta kur njohin një person të ri ose mund të sigurohen se një kategori e caktuar mund të shohë një profil më zyrtar se sa ai që zgjedhin të përdorin për rrethin e afërt.

Aktualisht, përdoruesit mund ta fshehin fotografinë e profilit nga personat që nuk janë në listën e kontakteve, por opsioni i lejon të vendosin foto dhe emër të ndryshëm deri në momentin që do ta regjistrojnë kontaktin e ri.

Gjithashtu kjo do të aplikohet edhe për kontaktet ekzistuese, çka do të thotë se vetëm njerëz të caktuar mund ta shohin profilin dytësor.

Opsioni i ri i bashkohet zgjerimit të masave për privatësinë që platforma ka ndërmarrë muajt e fundit. WABetaInfo njofton se është ende në fazën e zhvillimit por do të jetë shumë shpejt i disponueshëm për përdoruesit./tvklan.al

You may also like