Prodhuesi në SHBA paditet për niveli të lartë të metaleve në çokollatë e në nënproduktet (fotot)

by admin
Spread the love

Kompania i njohur e çokollatës në SHBA, ‘Hershey’ është paditur pas zbulimit se produktet e saj përmbanin nivele të dëmshme metalesh në përbërie.

Padia e ngritur nga individi Christopher Lazazzaro akuzon se kompania i ka fshehur klientëve sasinë e plumbit dhe të kadmiumit që gjendej në tre tipe të çokollatës së saj të zezë ‘fondente’.

Akuzuesi thotë se nuk do të kishte vlerë kurrë produktin po të dinte se çfarë përmbante.

Kompania Hershey ende nuk i është përgjigjur kërkesave për komente.

Disa studime thonë se çokollata e errët “ka nivele të ulëta sheqeri dhe antioksidantë që ndihmojnë në metabolizmin e trupit”.

Por padia i referohet një raporti të agjencisë së konsumatorit në SHBA, i cili testoi 28 tipe të çokollatës së zezë për përmbajtje metalesh të dëmshme si plumb dhe kadmium.

Raporti zbuloi se në 23 prej tyre, duke përfshirë çokollata nga kompanitë Hershey, Godiva e Lindt, përmbanin “nivele krahasimisht të larta metalesh”.

“Për 23 tipe çokollatash një sasi prej 28g e konsumuar në ditë bënte që konsumatori të lëndohet nga një prej metaleve që ato përmbajnë”, thuhet në të.

Veçanërisht çokollata e errët e Hershey dhe e grupit Lily ishin 70% më të rënda me plumb, dhe kadmium.

Një nutricionist që fliste për rrjetin BBC, Sheeba Majmudar tha: “nëse ka metale të rënda në tokë ato do të jenë dhe te ushqimet që rriten aty”.

“Aktualisht nuk ka ligjer që thonë se ushqimet dueht të testohen prandaj blerësit dueht të jenë vetë të kujdesshëm për produktet që konsumojnë”.

Padia e Lazazzaro e depozituar të mërkurën në New York, thotë se ai nuk do të kishte pranuar të blinte apo të paguante më pak për çokollatat e Hershey dhe Lily.

Kjo e fundit është blerë nga grupi Hershey në qershor.

Në padi shtohet se “njerëzit janë të shqetësuar për atë që fusin në trupin e tyre me ushqimet, dhe atë që i japin fëmijëve të tyre”.

Zoti Lazazzaro kërkon të paktën $5milionë dëmshpërblim, por deri tani asnjë nga palët nuk ka folur për mediat.


Top Channel

You may also like