Prodhim rekord të energjisë nga era dhe dielli – Shqip

by admin
Spread the love

Në Bashkimin Evropian, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një e katërta rekord e totalit të energjisë elektrike është prodhuar duke përdorur energjinë diellore dhe të erës, e cila kurseu 11 miliardë euro që BE-ja përndryshe do të kishte shpenzuar për gazin natyror, sipas një studimi nga organizatat Ember dhe E3G.

Nga marsi deri në shtator, 24 për qind e të gjithë energjisë elektrike në BE prodhohej nga energjia diellore dhe e erës, deklaruan dy organizata joqeveritare në një studim të botuar të martën.

Gazi me vlerë 11 miliardë euro

Rekordi në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli dhe era u arrit në 19 anëtarë të Unionit, duke përfshirë Francën (14 përqind), Italinë (20 përqind), Poloninë (17 përqind) dhe Spanjën (35 përqind).

Sasia e energjisë elektrike e prodhuar nga këto burime të rinovueshme ishte 345 teravat orë dhe është rritur me 39 teravat orë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përqindje, pesha e burimeve të rinovueshme në atë periudhë në vitin 2021 ishte 21 për qind.

Për të prodhuar atë sasi të energjisë elektrike, do të nevojiteshin rreth tetë miliardë metra kub gaz, me vlerë rreth 11 miliardë euro.

Bashkimi Evropian ende shpenzoi, siç vlerësohet në studim, 82 miliardë euro në atë periudhë për gazin fosil, i cili është burim për rreth 20 për qind të energjisë elektrike të prodhuar.

Treg i kufizuar LNG

Në analizë, OJQ-të Ember dhe E3G thotë se programi RepowerEU i Komisionit Evropian ka potencialin për të reduktuar shpejt dhe ndjeshëm varësinë e BE-së nga karburantet fosile të shtrenjta të importuara dhe për të forcuar sigurinë e saj energjetike dhe stabilitetin e çmimeve. Studimi vlerëson se anëtarët e BE-së duhet ta mbështesin atë plan dhe ta përkthejnë atë në ligje sa më shpejt të jetë e mundur.

Në të njëjtën kohë, vlerësohet gjithashtu se disa vendime të mëparshme që rritën varësinë e BE-së nga gazi dhe ngadalësuan ambiciet në fushën e energjisë së pastër dhe të gjelbër janë tashmë motori kryesor i inflacionit rekord.

“Me një treg të kufizuar për gazin e lëngshëm (LNG) që do të mbajë çmimet e gazit të larta në vitet e ardhshme, qeveritë duhet të mbështesin ambicien e energjisë së pastër të planit RepowerEU dhe ta bëjnë atë një element kyç të përgjigjes ndaj çmimit të energjisë,” tha një ekspert për tranzicionin e energjisë nga E3G, Artur Patuleia. /tesheshi.com/

You may also like