Problemi me vajzat shqiptare që rekrutohen si ‘eskorta’!

by admin
Spread the love

 

 

Problemi me vajzat që rekrutohen si prostituta, apo të përdorim termin modern “eskorta”, është që ato shpesh herë janë viktima të modeleve të gabuara të “suksesit”.

Suksesi sot matet me imazhet e Instagramit apo videot e Tik Tokut, me jetën luksoze, paranë e shpejte, makinën e shtrenjtë e çantat firmato. Nëse këto nuk i ke, s’je i suksesshëm.

Përkundër këtyre modeleve, shoqëria shqiptare nuk ofron shumë alternativa, pavarësisht se ka vajza e djem të rinj që bëjnë një jete normale, duke punuar, mësuar, e ecur përpara me lodhje e me kurajë, por këta rrallëherë ofrohen si shembuj suksesi, këta nuk prodhojnë skandale, këta nuk përbëjnë lajm.

Prandaj përpara se të kthejmë gishtin nga vajzat, që ndjehen të sfiduara për të jetuar jetën si në fotot e instagramit, duhet të kthejmë gishtin nga vetja.

Faji është i një shoqërie të tërë që e ka normalizuar dhe ngritur në piedestal një model të gabuar që bazohet në shprehjen: Nuk ka rëndësi se ç’ke këtu brenda, por çfarë poston në Instagram.

You may also like