Pritja merr fund! Arbana Osmani zbulon datën kur zyrtarisht Big Brother VIP 2

by admin
Spread the love

Pritja mori fund! Pas shumë spekulimeve është zbuluar më në fund edhe data se kur do të nisë edicioni i dytë i programit të shumëpritur nga shqiptarët, Big Brother Albania VIP. Dhe do të jetë pikërisht nata e krishtlindjeve data e nisjes së këtij sezoni të dytë që po pritet me shumë kërshëri nga ndjekësit shqiptarë.

Ka qenë vetë moderatorja e këtij reality show, Arbana Osmani ajo e cila ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit. Ajo ka ndarë në Instagramin e saj promon e Big Brother VIP 2, ndërsa zbulon se spektakli do të nisë me 24 dhjetor që përkon me natën e Krishtlindjeve.

“Ajo çfarë ti do për Krishtlindje është… Big Brother VIP”- shkroi moderatorja krahas videos së publikuar në rrjetin e saj social, Instagram. Ky lajm është pritur shumë mirë nga fansat e saj, teksa video ka marrë mijëra pëlqime e shikime si dhe qindra komente pozitive.

Vetë Arbana Osmani ka premtuar një edicion të dytë më të mirë se ai i pari, ndërsa ka deklaruar se edhe konkurrentët e këtij viti janë më të njohur se ata të vitit të kaluar dhe do t’i lënë në hije ata të edicionit të parë.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Ato personazhe ishin vërtetë shumë simpatikë dhe antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë tifozeri që u krijuan”- ka deklaruar Arbana Osmani.

You may also like