Priti penallti në frymën e fundit, Onana: Bëra vetëm detyrën, jemi Mançester Junajtidi

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Nga një dështim në hero. Futbolli është sporti që t’i dhuron shpesh ekstremet, por Herri Meguajër dhe Andre Onana ishin mbrëmë në pjesën e duhur të historisë.

Kamerunasi, i cili ndali penalltinë në minutën e 97-të të danezëve, që shmangu një tjetër ndalesë në Champions për “djajtë”, e menaxhoi me modesti këtë situatë, ndërsa tha për “TNT Sports”:

“Unë thjesht jam duke bërë detyrën time. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh ndaj një skuadre të fortë. Jam shumë i lumtur për fitoren. Bëmë një ndeshje të mirë dhe shënuam një gol të madh nga Meguajër.

Ne jemi Mançester Junajtidi. Jemi një klub i madh, me lojtarë të mëdhenj. Është thjesht çështje kohe dhe duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshime që do t’ia dalim”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

You may also like