PRISHTINË: Osmani: Falënderojmë SHBA-të për lirimin e tre policëve

by admin
Spread the love

PRISHTINË, 26 qershor /ATSH/ – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin në lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Ajo ka nënvizuar se ‘’aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale për Kosovën’’.

‘’Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta për demokraci, sundim të ligjit dhe paqe e siguri. Shpreh falënderimet e përzemërta për kontributin që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës’’, theksoi presidentja.

Presidentja Osmani dhe guvernatorja Reynolds nënshkruan edhe marrëveshjen e marrëdhënieve së shteteve simotra mes Kosovës dhe Iowa-s, e cila do të fuqizojë bashkëpunimin edhe më tej në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe bujqësisë.

“Sot me nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s dëshmuam edhe një herë përkushtimin tonë për të hapur kapituj të ri të bashkëpunimit dypalësh. Kjo marrëveshje do të luajë rol jetik në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë, përfshirë arsimin, kulturën, turizmin, bujqësinë, tregtinë dhe fushën e energjisë. Po ashtu do të krijojë instrumente për koordinim të shtuar mes dy vendeve tona edhe fushën e mbrojtjes’’, theksoi ajo.

Marrëveshja e nënshkruar sot do t’i hap rrugë përafrimit dhe përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë. Qytetarët tanë janë populli më pro amerikan në botë. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë për demokraci, sundim të ligjit, paqe dhe siguri në vend dhe rajon”, theksoi presidentja Osmani.   KosovaPress   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like