Prindërit vranë të birin dhe u larguan nga shtëpia me qira? Pronarët e rinj shokohen kur gjejnë trupin e pajetë në frigorifer

by admin
Spread the love

Pronarët e rinj të një shtëpie në Alabama gjetën trupin e një adoleshenti të fshehur në një frigorifer.

Logan Halstead, 19 vjeç, u gjet i vdekur dhe i dekompozuar në një frigorifer të prishur të dielën, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Henry.

Prindërit e tij, Michael Halstead, 44 vjeç dhe Karen Halstead, 43, u arrestuan dhe u akuzuan për abuzim të një kufome dhe të dy mbahen me garanci prej 175,000 dollarësh.

Shkaku i vdekjes së Logan ende nuk është konfirmuar. Ai thuhet se vuante nga probleme shëndetësore, duke përfshirë bifidën kurrizore. Prokurorët thanë se hetimet janë në vazhdim dhe se akuza të tjera mund të rëndojnë mbi dy prindërit, për vdekjen e fëmijës së tyre.

“Kjo është një ngjarje shumë tragjike dhe agjencia jonë është e përkushtuar për të zbuluar të vërtetën,” tha Sherifi i Qarkut Henry Eric Blankenship në një deklaratë për shtyp.

Halsteads u shpërngulën nga shtëpia e tyre me qira në Headland, Alabama rreth një muaj më parë. Meqë familja u shpërngul, pronari e shiti pronën. Pronarët e rinj ishin në procesin e pastrimit të shtëpisë kur zbuluan trupin e fshehur në një frigorifer të prishur.

Hetuesit po punojnë ende për të përcaktuar detajet se çfarë ka ndodhur saktësisht me Logan. Bazuar në gjendjen e dekompozitoinës, adoleshenti mund të kishte vdekur që nga fundi i korrikut ose gushti, thanë burimet për WTVY.

“Ka shumë mospërputhje në histori, në afatet kohore. Prindërit nuk janë të sinqertë”, tha Sherif Blankenship.

Hetuesit më vonë zbuluan se Michael Halstead thirri policinë më 11 tetor për t’i informuar se djali i tij kishte vdekur dhe po ruhej në frigorifer. Autoritetet kontrolluan pronën, por nuk arritën të gjenin trupin e 19-vjeçarit në atë kohë.

Sherif Blankenship tha se Halstead pretendonte se kishte një “episod maniak” dhe nuk mund të mbante mend pse e futi trupin e djalit të tij në frigorifer.


Top Channel

You may also like