Prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Khloe dhe Tristan – Shqip

by admin
Spread the love

Pavarësisht se kanë patur një marrëdhënie tejet të diskutuar, për shkak të tradhtive, Khloe dhe Tristan do të bëhen prindër sërish. Lajmi ka disa ditë që qarkullon në mediat e huaja teksa tashmë është zbuluar edhe gjinia e fëmijës. “US Ëeekly” raporton se çifti do të bëhet me djalë. Vogëlushi do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate. Sipas burimeve Khloe dhe Tristan kanë dashur gjithmonë një vëlla për vajzën e tyre, True. Edhe pse do të bëhen prindër, thuhet se Tristan dhe Khloe nuk janë bashkuar. Khloe është ende e lënduar nga skandalet për lidhjen e tyre dhe vendimin për tu bërë prindër për herë të dytë e kishin marrë që përpara se ajo të zbulonte tradhtinë.

You may also like